Edhe pse ka krijuar shumë meme e tallje në rrjete për premtimin e tij se do ta bëjë transportin publik falas në Tiranës, kandidati i çiftit Meta-Berisha, Belind Këlliçi ka bërë sot një tjetër deklaratë me gjuhën raciste ndaj qytetarëve që vijnë çdo ditë në kryeqytet për të marrë shërbime apo kryer ndonjë punë.

 

Ditën e sotme, në një intervistë për Panorama Tv, Këlliçi i vuri traun kujtdo që vjen në Tiranë, duke deklaruar se kush do të hyjë në kryeqytet duhet të paguajë.

“Jo çdo qytetar mund të përdorë shërbim falas. Ata që hyjnë në Tiranë duhet të paguajnë për këtë shërbim. Por ata që paguajnë taksa në Tiranë e meritojnë ta kenë shërbim falas”, tha Këlliçi.

Një deklaratë shokuese kjo për një kandidat, por kujtojmë se të tilla deklarata Këlliçi nuk I ka për herë të parë.

I pyetur gjatë një interviste televizive pak javë më parë, nëse ka miqësi me Veliajn, Këlliçi u përgjigj se ai ofendohet nga kjo pyetje dhe se nuk është i ardhur në Tiranë, duke fyer kështu të gjithë ata që kanë ardhur në Kryeqytet për të studiuar, punuar dhe ndërtuar familjen e tyre.