E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Beniada Nishani ka folur për lidhjen që është krijuar në shtëpinë e Big Brother, atë të Luizit dhe Kiarës. Ajo shprehet se e ka parë në disa momente Kiarën e ftohtë, por kjo justifikohet pasi aty brenda krijohen siklete dhe se krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e kollajshme.
Beniada shprehet se vetë nuk do krijonte kurrë një lidhje brenda Big Brother.
Beniada Nishani: Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe sikletin, të rish aty brenda si çift nuk është e kollajshme, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani të shkretat ne çfarë mund të themi! Duket më e ftohtë, por për mua është nga ato karakteret që sa të dalë Luizi do jetë flakë fare Kiara.