Për fatin e vulës së PD-së vjen një përgjigje edhe nga fusha e astrologjisë.
Astrologia Meri Shehu bëri një parashikim për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë muajit mars.
Në fund të emisionit, Shehu u ndal dhe te zhvillimet politike në vend, teksa bëri një parashikim për datën 3 mars dhe procesin gjyqësor se kujt i përket vula e Partisë Demokratike. Astrologia theksoi se marsi është një muaj përbashkues, por veçoi se më shumë fat këtë periudhë kanë virgjëreshat, shenjë të cilës i përket Enkelejd Alibeaj.
“Partia Demokratike duhet t’u përkasë demokratëve. Hëna e plotë është përbashkuese, ndikimet në muajin mars janë përbashkuese. Alibeaj është virgjëreshë, ai paska fat në këtë periudhë. Virgjëresha kanë më shumë fat në këtë periudhë, por dhe përbashkimet me virgjëreshat”, tha Meri Shehu teksa ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euroneës.
Meri Shehu sheh edhe pozitat e kryeministrit, gjithnjë sipas yjeve, teksa thotë se Rama ka dalë jashtë parashikimit planetar të shqiptarëve
“Rama është në terezi, është gafore. Rama ka dalë jashtë parashikimit planetar të shqiptarëve. Rama planifikohet nga turmat, është jashtë parashikimit planetar se e ka kapur me breshkat”, tha astrologia.