Nga Konferenca Doktrina e së Djathtës, Sali Berisha akuzoi paraardhësin e tij në krye të Partisë Demokratike se e largoi këtë forcë politike nga vlerat konservatore dhe boshti i saj ideologjik. “PD vendosi në themelet e programit të saj, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. PD nën drejtimin e mëparshëm u shndërrua në një OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore”, tha ai.

Duke bërë një rezyme të së shkuarës të periudhës së diktaturës, Berisha tha se ishte i frymëzuar nga Regan dhe se grupi që erdhi në pushtet në 92-in, ishte në kushte të vështira, por ai i atribuoi vlera PD-së, duke u shprehur se brenda 1 viti bëri pronarë shumë familje shqiptare të apartamenteve të tyre, ku asnjë vend nuk është marrë ndonjëherë një vendim i tillë.

“Hiperkolektivizmi ekstrem kishte vendosur shumicën e shqiptarëve në regjimin e një urie kronike. Izolimi total kishte vendosur shumicën e shqiptarëve ndër një indoktrinim të pashembullt të një vendi tjetër.

Lufta e egër e klasave, kasaphana e saj, kishte krijuar në Shqipëri klimën më të frikshme, më të rëndë. Karl Jaspers, një intelektual i madh dhe filozof gjerman, që u mor me studimin e nazizmit dhe qëndrimin e shoqërisë gjermane ndaj nazizmit, i shërbeu kombit gjerman me veprat e tij. Njëra prej të cilave ishte ‘Faji gjerman’. Në aspektin e shtypjes, Jaspers thotë: Gjatë luftës, gjatë sundimit të Hitlerit, të mendoje të kundërshtoje, do të thotë të hapje varrin tënd. E vërteta është se pak a shumë e njëjta ishte gjatë paqes gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.

Cila ishte hapësira dhe krahësimi që i bënë Hoxhës? Për opozitën Enver Hoxha ngjahësonte shumë me Hitlerin. Shqipëria doli në vitin 91, kjo ishte shoqëria shqiptare. Grupi që erdhi në pushtet në 92-in, në kushte të vështira ka një meritë arsyet e së cilës duhet t’i studiojnë politologët. Isha i frymëzuar nga Regan, për antikomunizmin e tij. Ai ishte burrë vigan. Ai përdori fuqinë e vendit të tij për të shërbërë dhe ndihmuar ata që luftonin kundër komunizmit.
PD sot është në momente të vështira. Por brenda 1 viti bëri pronare shumë familje shqiptare të apartamenteve të tyre. Në asnjë vend, dhe në vendet më private, një vendim i tillë nuk është marrë ndonjëherë. U përpoq me tokën, që për fat të keq shkelën të drejtat e pronarëve”, tha Berisha.