Që kur pranoi të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, për Partinë Demokratike, Roland Bejko u vu nën një sulm linçues nga grupimi i Berishës dhe mediat e tyre.

Sipas tyre, Bejko është futur në garë nga Erion Veliaj për t’i prishur punë Belind Këlliçit.
Nuk kanë asnjë provë për këtë gjë, por kjo ka pak rëndësi për ta.

Por ndërkohë, së fundmi del se ajo që akuzojnë kundërshtarët e tyre, në fakt i bëjnë vetë.
Vetë Flamur Noka, numri dy i grupimit të Sali Berishës, ka hedhur firmën që kryekomunisti Marko Dajti, të kandidojë si përfaqësues i Frontit të Majtë, për Bashkinë e Tiranës. Me sa duket, Berisha iu është rikthyer sërish komunistëve, me shpresë se mund të fitojë Tiranën.

Herën e fundit që e fitoi Tiranën me Lulzim Bashën, bëri të njëjtën gjë. Atëherë përdori të ndjerin Hysni Milloshi.