“Big Brother VIP” është show më i komentuar i momentit dhe këtyre komenteve nuk i ka shpëtuar as ish-banori Bledi Mane, i cili ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up.

Teksa ka dhënë opinionin e tij për banorët, Mane ka komentuar edhe për Kiara Titon, për të cilën tha se ishte një lojtare mediokre dhe pa energjinë apo ‘dallaveret’ e lojtarëve të tjerë aty.

Sipas Manes, Kiara është një vajzë që e adhuron famën dhe zgjohet e ngryset me dëshirën që të jetë si Bora Zemani.

Bledi Mane: Kiara mund të jetë një gocë e mirë, por ishte një lojtare mediokre. Kiara nuk kishte atë energjinë, nuk kishte dallavere si lojtaret e tjera, nuk kishte programuar kë të nxjerr dhe kujt t’i afrohej. Unë vura re që Kiara e adhuron famën. Më vjen keq që e them por Kiara zgjohet dhe ngryset me Bora Zemanin në kokë. Domethënë që kur çohet nga krevati, shkon tek pasqyra, do bëhet si Bora, marrëdhënia e Borës me Donaldin, Bora tek programi, pra Kiara nuk është vetëvetja. Kiara është gocë shumë e mirë…

Blendi Salaj: Kjo është bindja që t’i ke krijuar vetvetiu?

Bledi Mane: Unë nuk dua të mburrem po më fal që po e them, unë brenda shtëpisë jo se isha më i gjati i asaj shtëpie, po unë sinqerisht nuk e krahasoj veten mendërisht me asnjë prej tyre, flas nga niveli i IQ, nuk jam më i miri, por jeta më ka bërë të jem më i lexuar, më i shëtitur, më i bredhur, më i vuajtur, më i argëtuar. Pra duke qenë në raport të tillë me ta, unë i shikoja nga lart sepse ishte shumë e lehtë për të dalluar, në fjalorin e tyre nuk kishte një ilustrim.

Kujtojmë se në një televotim që ishte javë më parë në “Big Brother Vip Albania”, Bledi Mane ishte në nominim me çiftin, Kiara dhe Luiz, dhe në fillim të spektaklit ai tha së dëshiron të largohet me dëshirë pasi nuk dontë që t’i ndante çiftin.

Përndryshe kjo nuk është hera e parë që ai thotë deklarata të tilla për moderatoren.