Jude Bellingham, talenti i B.Dortmund, është kthyer në një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Mesfushori britanik kërkohet nga pjesa më e madhe e ekipeve “big” në Evropë, pëlqehet shumë në Premier League, por prej kohësh për shërbimet e tij interesohet edhe Real Madrid. Së fundmi në garë është futur edhe Man.United, me “djajtë e kuq” që janë të gatshëm të bëjnë një çmenduri të vërtetë financiare për të siguruar shërbimet e Bellingham.
Sipas The Telegraph, drejtuesit e United pritet të paraqesin një ofertë prej 143 milionë euro për të bindur Dortmund. Nëse United arrin të vë në jetë këtë transferim, atëherë Bellingham do të bëhej blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League duke thyer në këtë mënyrë rekordin e vendosur në janar nga Chelsea, me blutë që investuan 121 milionë euro për të blerë Enzo Fernandez.