Me datë 24 dhjetor ka nisur “Big Brother Vip Albania 2”, e udhëhequr nga moderatorja Arbana Osmani. Edhe pse ky format parashihet të zgjas rreth 3 muaj, ky i fundit do të zgjatet sërish. Burime të Indeksonline pranë Top Channel kanë konfirmuar se ky format do të mbahet deri në gjysmë të muajit maj. Po ashtu të njëjtat burime thonë se do të ftohen edhe banorë të tjerë t’i bashkangjitën këtij reality-show deri në finalen e madhe.
Big Brother” është “reality” që ka bërë për vete këdo. Që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, publiku shqiptar ka zgjedhur të preferuarit e tyre, duke vendosur kështu edhe fansa të kujt do jenë. Aman një gjë mbetet e sigurt, të gjithë janë fansa të Arbanës. Në këtë edicion të dytë të spektaklit, moderatorja po vërteton edhe njëherë se mbetet ndër prezantueset më të afta në vendin tonë, duke ia dalë të mbajë mbërthyer audiencën, por edhe të menaxhojë situatat që krijohen.
Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme. Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të.
Kështu që nga nisja e “Big Brother”, për të janë shtuar ndjekësit, por edhe kontratat e bashkëpunimit, e për rrjedhojë edhe tarifat e publikimit në rrjetet sociale. Nëse e keni vënë re, në “Intagram”- in e saj, ka një sërë bashkëpunëtorësh, që prej kohësh pasqyrohen prej saj në rrjetet sociale.
Por duket se me famën që “Big Brother” ka, janë shtuar ndjeshëm edhe bashkëpunimet për të, si rrjedhojë edhe çmimet. Aktualisht, Arbana Osmani është ndër personat më të kërkuar për bashkëpunime në rrjetet sociale, por edhe ndër më të paguarat. Një postim në faqen e saj, kap shifrën e 5 mijë eurove, duke mbajtur kështu fronin sa i përket “Instagram”-it. Një vlerë po e lartë është edhe për “story” e saj në rrjetet sociale, që shkon deri në 1500 euro.