Pasi fituesi i “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs u bë i njohur për publikun shqiptar, shkak Luizi, së fundmi ai ka ngritur dyshimet se i ka ardhur ftesë nga “Top Channel” për të dhënë një intervistë me t’a.
Dyshimet lindën pasi kanadezi në rrjetin e tij social, Instagram, ka kërkuar mendimin e ndjekësve nëse duhet t’a pranojë ftesën apo jo.
“Njerëzit po thonë se është keq për Luizin nëse unë bëj një intervistë për “Top Channel”. Thjesht po e konfirmoj. Duhet ta refuzoj intervistën, po apo jo?”, shkruan Kevin.
Arsyeja pse Kevin ka kërkuar mendimin e ndjekësve të tij vjen pasi një pjesë e madhe e tyre e kanë vënë në dijeni për intervistat e fundit të “Top Channel” ku janë përpjekur të nxjerrin keq Luiz Ejllin.