Luiz Ejlli duket se nuk i ka pritur aspak mirë ngacmimet e Armaldo Kllogjerit në lidhje me ish-partnerin e Kiara Titos, Butrint Imeri. Teksa në sfond po dëgjohej një këngë e këtij të fundit, Maestro pyeti moderatoren se kush e këndonte.

Kur Kiara tha Don Xhoni dhe Butrinti, Armaldo e pyeti nëse e pëlqente këtë këngëtarin dhe ajo i tha ‘boll tani ti’.

Më pas Luizi i tha Maestros që të bënte gati valixhet dhe t’i hiqej nga sytë, pasi sipas tij ai është ‘kokrra e legenit’. Gjithashtu e paralajmëroi se nëse nuk do ikte sonte, më keq do të bëhej për të.

Teksa Luizi po shkonte të ulej te krevati i tij, pasi kishte vrarë edhe krahun, aty shkojnë edhe Kiara me Olta Gixharin. Kjo e fundit e pyet se çfarë ka dhe më pas shkon edhe e puth.

Pjesë nga biseda:

Olta: Çfarë ka Luizi?

Luizi: U vrava kur kapa…

Olta: Më raft pika, më raft pika mua për ty. Kush ma ka vrarë mua çunin.