Mbrëmjen e kaluar në Teatrin Dolby në Los Anxhelos, Kaliforni u zhvillua ceremonia e 95-të e çmimeve Oscar.
Ceremonia u drejtua nga komediani Jimmy Kimmel, hera e tretë që merr rolin si prezantues. Ndërsa çmimet Oscar sollën me vete shumë tendenca mode në tapetin e kuq, në në sy ranë edhe fjongot blu të vendosura nga yje si Cate Blanchett, Dolly De Leon dhe Bill Nighy.
Këto fjongo nuk ishin një trend mode, por një shenjë mbështetjeje për refugjatët.
Shiritat ku shkruhej #WithRefugees, të krijuar nga Knotty Tie Co, ishin për fushatën #WithRefugees të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Lëvizja, e krijuar me një grup organizatash jofitimprurëse, fondacionesh, organizatash me bazë besimi, grupe rinore dhe biznese, synon të ndihmojë refugjatët ndërkombëtarë dhe të bëjë thirrje për më shumë mbështetje për ta.
Kjo përfshin të paktën 100 milionë njerëz të detyruar të zhvendosen vetëm në vitin 2022, sipas UNHCR. Në një deklaratë për shtyp, organizata tha: Përdorimi i shiritit blu #WithRefugees në tapetin e kuq dërgon një mesazh të fuqishëm vizual se të gjithë kanë të drejtë të kërkojnë siguri, kushdo dhe kudo që janë.