Sot do të luhen dy ndeshje kthimi në Champions League. Benfica do të sfidojë Club Brugge në shtëpi dhe portugezët shihen favoritë për të marrë biletën e gjysmëfinales.
Sfida e parë mes tyre e luajtur në Belgjikë përfundoi me rezultatin 2-0 për portugezët. Benfica do të futet sot në fushën e lojës me tre mungesa, ku Bah, Draxler dhe Ristic do të shohin sfidën nga tribuna. Për skuadrën belge dy janë mungesat, me Hendry dhe Skov Olsen të cilët janë të dëmtuar.
Vëmendjen do ta marrë sot në mbrëmje sfida mes Chelsea dhe Dortmund e cila do të luhet në orën 21:00, në stadiumin Stamford Bridge.
Chelsea e humbi ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, por ishte një përplasje tepër e bukur për t’u shijuar. Londinezët sot do të jenë më një numër të lartë lojtarësh të cilët do të mungojnë, por jo se Dortmund mbetet pas. Nga Chelsea nuk janë në dispozicion Aubameyang, Badiashile, Armando Broja, Kante, Madueke, Mendy, Mount dhe Thiago Silva. Nga gjermanët nuk do të jetë Adeyemi, Duranville, Kamara, Bauza, Moukoko dhe Ryerson.
Chelsea në pesë sfidat e fundit ka mundur të marrë vetëm një fitore, e cila ishte ndeshja e fundit në fundjavë ndaj Leeds, 3 humbje dhe 1 barazim. Nga ana tjetër, Dortmund nuk ka të ndalur. Gjermanët bëjnë koleksion fitoresh, ku humbja e fundit që kanë marrë ka qenë më 10 dhjetor të vitit 2022, në miqësoren kundër Fiorentinës.