Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e para të javës së 27-të të Premier Ligës. Çelsi ka mposhtur në transfertë Leistërin me rezultatin 3-1. Golat për londinezët u shënuan nga Çiluell, Havertc dhe Kovaçiç, ndërsa për vendasit shënoi Petson Daka. Leistëri mbeti me 10 lojtarë në minutën e 87’ pasi Out Faes goli me të kuq pas 2 kartonëve të verdhë.

Edhe Mançester Siti fitoi në transfertë me rezultatin 1-0 ndaj Kristal Palas. Sfida u vendos në minutën e 78’ nga pika e bardhë e penalltisë nga Erling Haland.

Totenhemi triumfoi ndaj Notingemit me rezultatin 3-1. Herri Kejn shënoi dopietë dhe në minutën e 62’ Min Son Heung trefishoi shifrat. Goli i vetëm për miqtë u shënua nga Xhoe Uorall.

REZULTATET

LEISTËR 1-3 ÇELSI

KRISTAL PALAS 0-1 MANÇESTER SITI

EVERTON 1-0 BRENTFORD

LIDS 2-2 BRAJTON

TOTENHEM 3-1

BËRNMUTH 1-0