Krijimi i çifteve në shtëpi, nga disa prej banorëve është parë si avantazh në lojë.

Për këtë, Luizi u shpreh se i vjen shumë keq që lidhja e tij me Kiarën po përdoret si lojë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ai tha se ndjenja që ata kanë për njëri-tjetrin është shumë e madhe dhe se për të, Kiara është çmimi i tij i madh. Gjë të cilën e ka shprehur edhe më parë gjatë ditëve që kanë qëndruar brenda.

Luizi shtoi se fakti që ai ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë, kjo nuk do të thotë që atë po e mban ajo marrëdhënie brenda, as atë as Kiarën. Ai madje u shpreh se Kiara nuk përfshihet në debate, jo se nuk ka argumenta, por sepse nuk e ka në karakter të bërtasë apo të jetë e “egër”.

Luizi edhe njëherë përsëriti deklaratën e Antonetës, e cila tha se në shtëpi mund të rrish gjatë vetëm nëse krijon lidhje brenda dhe nëse ndan çifte.