Me shumë të papritura është zhvilluar “prime” i Big Brother Vip mbrëmjen e sotme.

Arbana që në nisje të programit paralajmëroi se do të ketë 6 hyrje të reja në shtëpinë e madhe, por edhe surpriza të shumta. Dhe kështu ndodhi.

Vëllai i Madh kishte përgatitur një takim të Kejsit me babain e saj. Ajo u takua me babain, Sabianin, i cili shprehu pakënaqësinë për lidhjen e saj me Kristin.

Por surpriza nuk mbaroi këtu pasi Arbana deklaroi se Sabiani është është banori më i ri i BBV2. Sapo u fut në shtëpi, Sabiani u ul mes çiftit duke treguar edhe një herë se nuk është dakord me këtë lidhje.