Në vitin 1997, shembja e skemave mashtruese piramidale dhe keqqeverisja, e çuan shoqërinë shqiptare drejt humnerës. Protestat për humbjen e kursimeve rrëzuan shtetin. Populli, i keqi dhe i miri, u armatosën pas hapjes së depove ushtarake. Për muaj me radhë në vend do të mbretëronte kaosi dhe shumëkush duhet të bënte llogaritë për mbijetesë.
Pikërisht këtë situatë, pamjet e çmendurisë dhe shkatërrimit, depresionin kolektiv dhe dilemat e një populli të gjunjëzuar, kanë fiksuar me kamerat e tyre një grup gazetarësh gjermanë.
Personazhe në zë të shoqërisë shqiptare të kohës janë intervistuar duke dhënë opinionet e tyre për situatën e krijuar dhe rrugët për zgjidhje. Këtë atmosferë, pra Shqipërinë e gjunjëzuar të vitit 1997, sjell edhe dokumentari i ciklit Abc/Story, që do të shfaqet premierë, sonte, ora 20:00, në televizionin ABC.