Këngëtari Butrint Imeri ka reaguar në rrjetet sociale pasi emri i tij u përmend brenda BBV dhe në portale, se ai i kishte dërguar një mesazh Jori Dellit.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej në mesazhin që mbante dërguesin: B…. Imeri KS.
Mirëpo, Butrinti duket se e mohon të ketë qenë ai autori i mesazhit për modelen.
“Dikush do të prishë emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë. Kjo është jeta”- shkruhet në status. Më pas ka postuar edhe një video të një personazhi viral në mediat sociale duke qeshur.
Kujtojmë që dërgimi i një mesazhi të tillë brenda BBV ka ‘trazuar ujërat’, pasi në mikimat e ish të dashurës së tij Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, u vu re një reagim i çuditshëm kur panë se mesazhi me emrin Butrint ishte për Jorin.