Deputeti socialist, Etjen Xhafaj thotë se Partia Socialiste do të fitojë mbi 45 bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xhafaj u shpreh se Partia Socialiste hyn në garë për të fituar dhe shtoi se e rëndësishme për këtë forcë politike, është komunikimi dhe bashkëpunimi me qytetarët.
“Pritshmëritë tona janë që të bashkëpunojmë me qytetarët. Me numër të përcaktuar unë nuk mund t’ua them të saktë. Nuk jam në fushën e parashikimeve.
Pritshmëria është që të garojmë denjësisht. Në shumicën e bashkive në Shqipëri ne garojmë për të fituar. Unë mendoj që do të jemi mbi 45. Numrin e saktë nuk mund t’ua them”, theksoi ai.