Deputetja e Tiranës Klotilda Bushka deklaron se në Tiranë nuk kam dyshimin më të vogël për fitoren e Erion Veliajt dhe këshillit bashkiak ku PS do të ketë shumicën.
Duke folur në Panorama tv, deputetja Bushka tha se mënyra si sot Tirana është zhvilluar duke filluar nga kujdesi për më të vegjlit tregon një shpërndarje të shërbimeve që ka bërë Bashkia e Tiranës duke mos lënë prapa asnjë.
“Ne do të fitojmë në Tiranë edhe zoti Erion Veliaj do të marrë një mandat të tretë. Edhe këshillin bashkiak PS do ta fitojë në shumicën e vet. Kjo bën nga analiza që bëjnë, perceptimet nga publiku dhe puna flet vetë. Qytetarët e ndjekin modelin e punës, e vlerësojnë atë. Mënyra si sot Tirana është zhvilluar duke filluar nga kujdesi për më të vegjlit tregon një shpërndarje të shërbimeve që ka bërë Bashkia e Tiranës duke mos lënë prapa asnjë. Duke i orientuar politikat drejt nevojave të qytetarëve. Kemi punë ende. Si në një familje i orientojmë burimet drejt nevojave. Nga të gjitha situatat që kemi kaluar, nuk i kemi realizuar të gjitha planet që kemi pasur. Por nuk e kemi ulur ritmin. Në Tiranë nuk kam dyshimin më të vogël për fitoren e Erion Veliajt dhe këshillit bashkiak ku PS do të ketë shumicën”, tha deputetja socialiste.