Juve thyen 1-0 Frieburg në Allianz Stadium në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/8 në Europa League. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, “engjëlli” i “Zonjës së Vjetër”, Di Maria me kokë në minutën e 53-të dërgoi topin në rrjetë. Gjermanët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat me Holer, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka, me ndihmën e sistemit VAR, për prekje të topit me dorë.
Ekipi i Allegri administroi si duhet pjesën e mbetur të takimit, por shqetëson shumë Chiesa, i cili doli nga fusha i dëmtuar, për një tjetër problem në gjurin e djathtë. Di Maria është pa diskutim njeri i momentin në Torino, tani palët po diskutojnë rinovimin e kontratës, fakt që e pranon edhe argjentinasi:
212525967 6153cefa E255 4f32 9387 2acc88469999
“Nuk e di, por po flasim, nuk e di se çfarë do të ndodh, por mund ta them me bindje se jam shumë i lumtur këtu, më në fund po ndjej afeksionin e njerëzve pas një fillimi të vështirë”, u shpreh Di Maria për Sky.