Miqtë e tre viktimave në aksidentin e rëndë e Saukut kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale. Ata janë të tronditur nga ngjarja që ka ndodhur dhe kanë zgjedhur që të kujtojnë miqtë e tyre përmes postimeve dhe story-ve.
“Ndoshta kurrë nuk ishim vërtet miq, ama shakatë batutat, fjalët dhe njeriu qe ti ishe do të ngelë në mendjen dhe në zemrën time” – shkruan një mikesha e shoferit Klevis Ruçaj.
Ndërkohë, dedikime ka pasur edhe për dy vajzat e tjera, teksa një shoqe e Erisildës shkruan se do e ketë gjithmonë në zemër.
Kujtojmë se mjeti ‘Audi’ që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj hyri në rrethrrotullim me shpejtësi mbi 200 km në orë dhe ra mbi një automjet që po kalonte në autostradë.
Përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçaren Sikela Përroi dhe për 22-vjeçaren Erisilda Abedinin. Pak orë më vonë në spital ndërroi jetë dhe 20 vjeçari të cilin ia mori jetën pasioni i tij për shpejtësinë.