Pas pak nis prime i radhës dhe ashtu si cdo natë tjetër edhe sonte do jetë një mbrëmje shumë e gjatë më shumë surprizadhe debate të z ajrrta.
Edhe pse të shtunën hynë 6 banorë të rinj, hyrjet e reja do vazhdojnë edhe sot edhe ditët e tjera në vijim, pasi finalja është shtyrë për nga mesi i muajit maj. Nga ajo që mësohet nga burime të sigurta pranë produksionit banori i ri që do hyjë sont është Dj Crax, i njohur ndryshe si Dj i Noizy-t.
Duke ditur që Nozizy ka një super mbështetje të gjerë kudo në trojet shqiptare me siguri edhe DJ Crax do mbeshtetet fuqishëm tani nga fansat e reperit.
Kujtojmë se sonte në nominim për të dalë nga shtëpia pasi Luizi hapi kutinë e Pandorës janë tre banorë shumë të fortë si Kristi, Armaldo dhe Olta. Por ende nuk dihet nëse votimi për këta tre banorë do mbyllet sonte apo do vazhdojë deri të shtunën duke ditur se bëhet fjalë për 3 banorë të vjetër shumë të fortë.