Luizi, Kiara, Dea dhe Olta folën për Qetsorin dhe për lojën e tij deri më tani në shtëpi.

Olta tha se ndryshe nga Luizi që është shumë emocional, Qetsori është shumë burrë dhe se këtë karakter ai e ka edhe jashtë Big Brotherit.

Luizi u shpreh se publiku është lodhur nga këto fytyra, nga Qetsori, Fotini dhe nga çdo njeri tjetër që ka qenë një herë pjesë e këtij formati, ndaj nuk kanë të njëjtin interes se të tjerët.

Biseda të shumta u zhvilluan gjatë qëndrimit të katër banorëve në krevat. Ata folën për shikueshmërinë që mund të ketë program, për ndjekësit në Instagram e në rrjete të tjera sociale, por edhe për finalistë.

Për këtë të fundit, Luizi i dha një këshillë Deas, që nëse ajo ka dëshirë të shkojë në finale, duhe të bëhet lidere.