Situata mes çiftit Kiara-Luiz, e nisur këtë të hënë, po fillon gjithnjë e më shumë t’i ngjajë një seriali dramatik. Kemi parë shumë diskutime mes çiftit, por ende asnjë konkluzion dhe marrëdhënia e tyre mbetet ende pezull: As nuk janë bashkë, por as nuk janë të ndarë. Ka qenë Luizi ai i cili nisi gjithçka me një veprim të gabuar ndaj Kiarë, e më pas reagimi i saj, që vijon ende sot të jetë i ftohtë. Sërish çifti ka diskutuar ditën e sotme, duke mos dalë në asnjë konkluzion. Nga njëra anë është Luizi, që kërkon që kjo dramë të marrë fund, pas kërkesës së faljes, dhe nga ana tjetër është Kiara, e cila kërkon më shumë kohë për të reflektuar. Ndërkohë që “reflekton mbi marrëdhënien e tyre”, Kiara ka shprehur se nuk dëshiron ta shikojë Luizin të shtrirë (gjë për të cilën i kërkoi “llogari” sot), por dëshiron ta shohë duke bërë diçka. Reagimet e Kiarës, Luizi sot i ka quajtur “material për kamera” dhe “skena”, të cilat ai nuk dëshiron ti bëjë, duke shtuar se gjërat e tij me Kiarën duhet t’i diskutojë jashtë, pa i dhënë llogari 13 milionë njerëzve që i ndjekin.
Çifti sot pati një moment tensioni në oborr, ku Luizi u ul pranë Kiarës, ndërsa kjo e fundi ndërroi vend.
Luizi: Po iki moj se u ula të rregulloj këpucët.
Kiara: Dua të iki thotë, ik! Çdo gjë e merr me ters, nuk dua ta kem diellin përballë. Ça bën kot tani?
Luizi: Tani u kujtove që erdha unë?
Diskutimi vijoi në dhomën e gjumit si më poshtë:
Kiara: Jam shumë e ngarkuar, ta them sinqerisht, nuk di nga t’ja mbaj. Për momentin jam si në lëmsh me veten, edhe prej të gjithë situatave që kemi kaluar bashkë, që ti ke bërë, mbase kam bërë gabim që i kam kaluar lehtë.
Kiara: Nuk të shoh dot të shtrirë, nuk jam penduar. Po reflektoj mbi këtë marrëdhënie, por nuk mundem duke të parë ty shtrirë.
Luizi: Të erdha, tu afrova, të kërkova.
Kiara: Nuk mjafton vetëm me një të ardhur, teka kalamanjsh.
Luizi: Kudo që të afrohem, ikën. Të kërkova falje, po të them ta harrosh dreqi e mori, bëje për ne, e vazhdojmë jashtë, e debatojmë, por jo këtu. Po bëjmë skenë përsëri, do japim prapë llogari, do na zhysin edhe më shumë. Ti akoma thua dua kohë. Këto kamera që janë kthyer, aty do japësh llogari, te njerëzit që të shohin. Të bën të ndjehesh më mirë të përgjigjesh para 13 milionë personave?
Kiara: Nuk e mendoj çfarë do më pyesin të tjerët, po mendoj çfarë dua vetë dhe si e dua unë.
Luizi: Nuk do përgjigjesh me “nuk ju llogaris, nuk ju jap llogari.”
Kiara: Po marr kohën time çfarë ka këtu? Nuk po përfundon një marrëdhënie. Po marr kohë siç ndodh në jetën reale.
Luizi: Merr kohën tënde? Këtu nuk jemi jashtë. Se jam real nuk çohem dot të bëj lolon dhe ngacmuesin. Nuk mundem të bëj skena as asgjë. Ti ke ngarkesa për ku di unë çfarë, unë kam një ngarkesë që 68 ditë. Mendoj më shumë unë se “Vëllai i Madh”
Kiara: Uroj që ta kesh menduar këtë gjë dhe edhe në vazhdim ti mendosh gjërat para se ti bësh, se mbase jam më tolerante se çfarë duhet dhe ma ke marrë për dobësi.
Luizi: Vazhdon të japësh material për kamerat.
Kiara: Mirë, unë nuk vij më. Nuk po jap material, dua të shprehem, po të hap zemrën.