Gjatë ditës së djeshme Luiz Ejlli ka kujtuar ish-banoren, Efi Dhedhes. Këngëtari ishte duke biseduar me Kiara Titon dhe Armaldo Kllogjerin kur u shpreh se Efin e ka dashur vërtetë.
“Efin e kam dashur fort. Për Zotin e kam dashur fort dhe më ka ardhur keq. Dhe sa filloj me u mbledh, ra ai dreq zarfi”, tha Luizi.
Ky i fundit shtoi se me Dean nuk ka mbaruar akoma, pasi ishte ajo që bëri nominim Luiz-Kiara-Efi, ku u largua kjo e fundit.
Nga ana tjetër, Kiara u shpreh se “Efi argumentonte shumë bukur, kur të argumentonte të argumentonte, argumentonte shumë qartë, është e zgjuar”.
Ndërkohë kujtojmë se këngëtari i njohur u përball të shtunën me Kutinë e Pandorës, të cilën kishte kohë që e priste dhe e hapi menjëherë.
Teksa po lexonte surprizën, Luizi po mendonte edhe për zarfin e zi që të kishte 3 nominime.
E ashtu ndodhi, në të shkruhej që ai kishte të drejtë që të nxirrte në nominim 3 banorë dhe pa u menduar shumë ai tha ‘Olta, Armaldo dhe Kristi’.