Shumë vlerësime ka marrë në Itali edhe Kristjan Asllani për mënyrën sesi luajti kundër Polonisë.
Pavarësisht minutave të pakta te Interi, mesfushori ka treguar vlerat e tij në Varshavë. Një thirrje kjo që shkon për Inzagin, që në jo pak raste e ka injoruar.
“Tuttosport” shkruan se Asllani e vendosi Poloninë në vështirësi të madhe, pavarësisht humbjes, duke demonstruar fleksibilitet taktik.
“Te Interi ka pasur shumë pak hapësirë, madje Inzagi disa herë preferoi Gagliardinin si zëvendësues para tij”, shkruan mes të tjerash media italiane që vendos në pah gabimin e trajnerit zikaltër.