Stefan De Vrij është një nga lojtarët e Interit që ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Drejtuesit negociojnë prej kohësh në lidhje me rinovimin e mbrojtësit holandez.
GDS shkruan se mes palëve është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit. 31-vjeçari ka rënë dakord për të firmosur deri në verën e vitit 2025.
De Vrij përfiton rreth 4.2 milionë euro në sezon. Paga sezonale do të jetë e njëjtë edhe për dy vitet e ardhshme. Një lajm që gëzon trajnerin Inzaghi, i cili do të humbasë shërbimet e Skriniar në fundin e sezonit.
Tani pritet vetëm zyrtarizimi dhe firma e De Vrij. Ky i fundit është pjesë e kombëtares holandeze, fanellën e së cilës e ka veshur 59 herë deri tani.