Ikona e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu sot është ndjerë i shqetësuar.
Kjo për faktin se nuk është hera e parë që dikush e shpall të vdekur këngëtarin me një lajm të botuar, shkruan “Kosovarja”.
Përmes një storie në Instagram, ndër tjera, ai ka thënë se do vdes kur ta vendos i madhi Zot.
Ndryshe, historia e muzikës shqiptare nuk shkruhet pa emrin e Sabri Fejzullahut, meqë lë gjurmë që nuk do fshihen sa të jetojnë shqiptarët.
Një shekull, asnjëherë s’pushoi zëri e kënga e tij gjithandej ku jetojnë shqiptarët.