Një punonjës i Bashkisë së Shkodrës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku fatkeqësisht ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.