Kylian Mbappe është zgjedhur kapiteni i ri i kombëtares franceze. Vendimi i Didier Deschamps për t’i besuar shiritin yllit të PSG-së, ka krijuar disa pakënaqësi te lojtarët e tjerë.
Sidomos tek Antoine Griezmann, i cili shpresonte dhe besonte se do të ishte ai pasardhësi i Hugo Lloris si kapiten, si një ndër lojtarët me më shumë përvojë.
Sulmuesi i Atletico Madrid pati edhe një debat me kapitenin e ri, teksa shtypi francez shkruan se ai ka menduar edhe largimin nga Kombëtarja. Gjithsesi, situata është qetësuar.
Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën Mbappe zbulon bisedën e kryer me shokun e skuadrës. “Bisedova me Antoine (Griezmann). Ai ishte i zhgënjyer që nuk u zgjodh kapiteni i Kombëtares dhe kjo është e kuptueshme.
Ia thashë se edhe unë do të kisha pasur të njëjtin reagim. Antoine është ndoshta lojtari më i rëndësishëm në epokën e Deschamps, ka një eksperiencë të madhe. A do marr këshilla prej tij? Sigurisht. Nëse ai do të ketë diçka për të thënë, unë do të ulem ta dëgjoj”, u shpreh Mbappe.