Që në nisjen e “Big Brother VIP”, audienca ka qenë goxha e lartë dhe kjo për shkak të protagonistëve dhe dinamikave në shtëpi por më kryesorja loja e Luiz Ejllit, i cili është dhe banori më i pëlqyer i publikut.
E teksa këngëtari është kthyer prej kohësh në kryefjalën e të gjitha mediave, ai mban fronin si personazhi më i klikuar dhe më i ndjekur në rrjetet sociale dhe kjo gjë ka ndikuar dhe tek personat që Luizi ka mbajtur pranë në lojë.
Eksperti i IT-së Tomi Kallanxha, teksa ishte i ftuar në një intervistë në “Ora Neës”, tregoi se gjatë muajit mars, Kiara ka pasur dhe vazhdon të ketë një rënie drastike të audiencës dhe e kundërta po ndodh me Oltën së fundmi.
“Të gjithë individët që janë brenda, që shoqërojnë Luizin dhe bëhen faktorë me Luizin vjen një moment i caktuar që shkëputet Luizi dhe bie audienca. Si në rastin e Jorit që kur ishte me Luizin shkoi lart Jori dhe tani që nuk ka më kimi mes tyre ëshët kthyer në rënie audienca e Jorit.
Kiara është në rënie, popullariteti i Kiarës me situatat që ka bërë brenda. Olta ka filluar të fitojë audiencë, mund tja ketë kaluar këto 15 ditë mars Kiarës. Ermiona ka pasur një hipe të madh në një moment para se të dilte, ndoshta doli në momentin e gabuar.” –u shpreh eksperti.