Si sot, pesë vite më parë kapiteni i Fiorentinës dhe futbollisti i Italisë, Davide Astori ndërroi jetë pas një arresti kardiak në moshën 31-vjeçare.

Fiorentina e tij po përballet sot me Milanin në Firenze, me tifozët dhe kolegët në fushë që nuk e kanë harruar.

Në minutën e 13-të (numër që Astori mbante mbi shpinë) ndeshja u ndal dhe për një minutë të gjithë duartrokitën në shenjë respekti për Astorin.

Më 4 mars 2018, Astori u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit përpara një ndeshje të Serie A. Autopsia e tij zbuloi se shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak.