Një shpërthim me tritol ka ndodhur në verandën e banesës së ish-kryeplakut Preng Pjetri në fshatin Ungrej të Lezhës.
Nga shpërthimi raportohet se nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.