Pavarësisht se për publikun, këngëtari Luiz Ejlli, shihet si fitues i padiskutueshëm i Big Brother, ky i fundit nuk është aspak i sigurt për këtë. Madje e ka ripërsëritur dhe përmendur disa herë së fundmi mendimin e tij.
Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha se nuk do e fitojë por jo për gabimin e tij:
“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”
Po ashtu tha se ishte i sigurt që do shkonte deri në finale, por nuk do të fitonte dhe kjo gjë e inatoste.
“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.