Janë përmbyllur 3 përballjet e mbrëmjes së sotme në kuadër të Euro 2024. Ndryshe nga sa pritej, Kosova ka zhgënjyer përballë Andorrës, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1. Së pari ishte Zhegrova që shënoi në minutën e 59-të, por goli i barazimit nga Andorra nuk vonoi duke ardhur vetëm një minutë më vonë.

Me këtë barazim, Kosova ende nuk ka arritur një fitore duke u renditur në vendin e tretë të grupit I, me dy pikë.

Nga ana tjetër, Zvicra e pati shumë të lehtë me Izraelin të cilin e mposhti me rezultatin 3-0 duke regjistruar kështu fitoren e dytë rradhazi dhe duke u renditur në vendin e parë të grupit I së bashku me Rumaninë.

Në Grupin A, Skocia ka surprizuar Spanjën, duke e mundur 2-0. 2 golat e McTominay befasuan skuadrën e De La Fuentes, duke e lënë kështu të dalë nga kjo ndeshje pa asnjë pikë.