Prime i së martës në Big Brother Vip ishte i mbushur plot supriza, lot, të qeshura. Moderatorja Kiara Tito ishte ajo së cilës iu dha një “avantazh”, të cilin shumë prej ndjekësve madje edhe vetë Kiara e mori si një “disavantazh”.

Asaj iu treguan disa prej titujve të lajmeve që kanë qarkulluar në protale gjatë qëndrimit të moderatores brenda në shtëpi.

Nga marrëdhënia e saj me Butrint Imerin, te thashethemet për Roni Kokën, i cili u përfol se ka qenë në një lidhje me moderatoren dhe deri te deklaratat e Efit, banores tjetër, ku dilte në krah të Luizit dhe dënonte sjelljen e Kiarës gjatë episodit të ndodhur brenda në shtëpi, ku këngëtari bllokoi partneren e tij në lavamanin e banjës për shkak të një loje të dhënë nga Vëllai i Madh.

Për shumë prej ndjekësve ky klip që iu transmetua moderatores nuk ishte gjë tjetër veçse “bullizëm” dhe “shpërqëndrim nga loja”.

Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga tezja e Kiarës, Gena, e cila përmes një postimi InstaStory shkruan se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës, përsa kohë ajo nuk është prezente.

“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri.

Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë.” shkruan tezja e Kiarës.