“Avantazhi” që Vëllai i Madh i dha Kiarës gjatë mbrëmjes së spektaklit pasi u zgjodh liderja e shtëpisë solli reagime të shumta nga jashtë.
Shumë miq të Kiarës reaguan të revoltuar në rrjetet e tyre sociale duke u shorehur se informacionët nga jashtë nuk ishin të duhurat duke dëmtuar kështu lojën e saj.
Ndër të tjera, çifti Luiz-Kiara është më i komentuari në “Big Brother VIP” dhe të shumtë janë ata që nuk besojnë te ndjenjat e moderatores ndaj këngëtarit.
Madje tek dashuria e saj, nuk besojnë as shokët e ngushtë të Luizit, të cilët në një intervistë të dhënë së fundmi u shprehën se nëse do të ishin në vend të Luizit nuk do e kishin duruar dot moderatoren.
Dhe duket se pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe një reagim nga tezja e Kiarës, Gena e cila i menaxhon Instagramin kësaj të fundit. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo shkroi se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të moderatores përsa kohë ajo është ende në “BBVIP”. Ndër të tjera, Gena theksoi se po shihet qartë se çdo gjë po bëhet për të pasur sa më shumë klikime.
“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri. Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë.” shkruan tezja e Kiarës.