Dashi
Plutoni dhe Marsi do ua ndërlikojnë paksa punën në jetën tuaj në çift sot. Do debatoni me partnerin/en për disa detaje dhe kjo do iu mërzitë. Beqarët nuk do e mbajnë gjithë kohën mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe do e lënë veten të lire. Nëse doni që financat të përmirësohen, duhet të shpenzoni me kujdes.

Demi 

Do jeni shumë ëndërrimtare gjatë kësaj dite dhe për këtë arsye mund të lëndoheni nga realiteti. Jo çdo gjë është si nëpër filma prandaj kujdes. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë një person për ta pasur pranë. Sektori i financave nuk do jetë aspak problematik.

Binjakët

Ka rrezik të keni debate dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite me partnerin/en tuaj. Do iu duket sikur ai/ajo nuk po iu kushton vëmendjen e dukur dhe sikur miqtë janë më të rëndësishëm se gjithçka tjetër për të. Beqarët do kenë takime, por jo ashtu si i kanë ëndërruar. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Gaforrja

Jeta juaj në çift do jetë shumë pasionante gjatë kësaj dite. Partneri/ja do tregohet i gatshëm t’iu çojë në qiell të shtate në mënyrë që ju të përjetoni kënaqësi pa fund. Beqarët do ja kalojnë mirë me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë mungesën e një partneri/e. Me financat nuk duhet të bëni gabime dhe as të luani me zjarrin.

Luani

Klima do jetë shumë mirë sot për të dashuruarit. Do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe do ndiheni më të përkëdhelur se kurrë nga partneri/ja. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë të ndiejnë mjaft për dikë që e njohin prej vitesh. Asnjëherë nuk i dihet jetës. Për të mos pasur probleme financiare, shmangni investimet e konsiderueshme.

Virgjëresha

Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe vigjilentë sot. Harmonia dhe ekuilibri mund të prishet nga një fjalë goje e pamenduar mirë. Kujdes! Për beqarët dita do jetë mjaft interesante dhe emocionuese. Nuk do mungojnë për asnjë moment ftesat interesante. Financat do jenë delikate falë shpenzimeve të konsiderueshme.

Peshorja

Nëse kohët e fundit lidhja juaj ka qenë problematike, do keni vështirësi të mëdha me partnerin/en, në të kundërt dita do jetë e qetë. Beqarët do kenë shumë sukses në dashuri. Çështjet financiare do jenë në qendër të vëmendjes. Nuk do shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi.

Akrepi

Do jeni sharmantë dhe mjaft sensualë gjatë kësaj dite. Partneri/ja do ndihet me fat që iu ka afër dhe krenar kur të ecë përkrah jush. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar diçka me rëndësi. Beqarët ende nuk do jenë të sigurtë për atë që duan të bëjnë. Sqarohuni njëherë me veten para se të hidhni çfarëdo lloj hapi. Financat do jenë të mira.

Shigjetari

Do jeni shumë nervozë gjatë kësaj dite dhe kjo do iu lerë t’i shprehni ashtu si duhet ndjenjat. Shpjegojani partnerit/es situatën në mënyrë që ai mos mërzitet. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për të gjetur personin e tyre të ëndrrave. Shumë shpejt gjërat do ndryshojnë. Për financat do jetë një ditë delikate.

Bricjapi

Do keni disa vështirësi në jetën tuaj në çift sot, por do bëni çmos që t’i kaloni ato sa më parë. Së bashku me partnerin/en do jeni një ekip i fortë dhe mund të përballoni shumë sfida. Beqarët ka shumë mundësi të njohin dashurinë e madhe. Në planin financiar duhet të bëni çdo shpenzim me shumë kujdes dhe maturi.

Ujori

Mundohuni të jeni sa më tolerantë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse vetëm kështu lidhja juaj do ecë ashtu si duhet. Ndonjëherë është më mirë të kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqarët do e kenë prioritet gjetjen e një personi interesant dhe do e arrijnë atë. Në planin financiar, falë ndikimit të Plutonit do i menaxhoni me shumë kujdes të ardhurat.

Peshqit

Ka shumë mundësi që lidhja juaj të stabilizohet gjatë kësaj dite. Nuk do tregoheni më aq kokëfortë sa më parë dhe partneri/ja do iu dashurojë akoma më shumë. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të njohin edhe personin e ëndrrave të tyre. Financat do ndikohen pozitivisht nga yjet.