Çmimi i Madh i Bahrejnit ka ngritur pasditen e së dielës siparin e sezonit të ri të Formula 1, i cili startoi me një dominim nga Maks Vershtapen dhe Red Bull.

Holandezi konfirmoi dhe një herë që është ai piloti për t’u mundur këtë sezon, duke marrë pikët e plota nga kjo garë. Në vend të dytë u ngjit shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, i cili po ashtu dhuroi një garë fantastike. Këtë mbrëmje spektakël dhuroi piloti spanjoll Fernando Alonso duke u ngjitur në podium me Aston Martin.

Sa i përket Ferrarit, skuadra italiane mund të gëzohet vetëm me vendin e katërt të arritur nga Karlos Sainz, ndërsa Sharl Lëklerk e mbylli garën me probleme në motor duke mos e çuar deri në fund. Kurse britaniku Luis Hemilton mund të gëzohet me vendin e 5-të në renditje.