Jennifer Lopez ka pozuar e zhveshur në fushatën e re për brendin e modës Revolve. Aktorja dhe këngëtarja e famshme ka realizuar një reklamë për një linjë të re këpucësh, me trupin e mbuluar nga flokët e saj të gjatë.
53-vjeçarja e ka nisur bashkëpunimin me markën e përmendur në fillim të këtij muaji, ndërsa së fundmi ka lënë pas dore promovimin e këngëve të saj duke iu përkushtuar promovimit të linjave të modës dhe produkteve kozmetike. Si gjithmonë, reagimet e fansave ndaj fotografive të saja ishin pozitive:
“Seriozisht, je plakur më i mirë së kushdo në këtë planet planet”
“Je e përsosur nga koka te këmbët” “Ben (Affleck) është një njeri me fat”
Kjo nuk është hera e parë që Lopez pozon nudo për një fushatë mode. Në vitin e kaluar, në ditëlindjen e saj, kishte pozuar e zhveshur për linjën e saj, JLo Body, njësoj kishte vepruar edhe në muajin dhjetor.