Kjo foto e bërë virale në median angleze tregon momentin kur një shqiptar tenton të arratiset nga policia duke u fshehur në çatinë e një godine, të cilën e kishin kthyer në ‘shtëpi bari’.

Etmond Lika, 32 vjeç, u ngjit në çati në momentin që policia nisi kontrollin. Godina me gjashtë dhoma ishte përshtatur për të kultivuar kanabis në mënyrë të sofistikuar, bëri me dije policia. Të paktën 200 bimë u gjetën gjatë operacionit.

Shqiptari doli përpara gjykatës, ku pranoi fajin. Ai tha se kishte ardhur në Angli me gomone shtatorin e kaluar, me shpresën për një të ardhme më të mirë.

Avokati tha se i duhet dhënë një vendim i butë, për shkak se e ka kuptuar fajin dhe se nuk ka dënime të mëparshme. Në fund gjykata e dënoi me dy vite e katër muaj burg.