Ata ishin dy lojtarët më të mirë në Botërorin e Katarit.

Por në Champions League, Lionel Messi dhe Kylian Mbape kanë qenë lojtarët më të dobët, në ndeshjen më të rëndësishme të PSG, atë ndaj Bajern Mynih.

Si argjentinasi kampion bote, ashtu dhe francezi Mbape, nuk krijuan dot asnjë rast në Mynih, duke mos goditur asnjëherë në drejtim të portës kundërshtare, edhe pse janë dy nga sulmuesit më të mirë në botë.

Për pasojë PSG u eleminua, pasi në dy ndeshje nuk arriti dot të shënonte asnjë gol, ndërsa në rrjet ka nisur humor.

Kujtojmë që PS ka harxhuar 1.5 miliardë euro në 10 vite vetëm për blerjen e lojtarëve, porn ë dy vitet e fundit, është eleminuar në Champions sapo ka kaluar grupin.

Dhe të mendosh që pjesë e saj janë Messi, Neymar, Mbape, Ramos etj.