Kandidati i Foltores se Sali Berishes per nenkryetar te Bashkise se Tiranes dhe zevendes i Belind Kelliçit, mjeku Ilir Alimehmeti, ka bere sot nje reagim te gjate, ne te cilin atakon vendimin e Kryeministrit Rama per rritjen e pagave te mjekeve specialiste, me 500 usd. Alimehmeti i ka quajtur “llafe boshe” dhe premtime elektorale deklaratat e Kryeministrit, edhe pse mjeket do te fillojne t’i perfitojne qe ne muajin prill pagat e rritura, te cilat do vazhdojne t’i marrin per sa kohe qe ushtrojne profesionin e tyre, pavaresisht nese ka apo nuk ka fushate elektorale.
Deklaratat e Alimehmetit, edhe ai vete nje mjek ne profesion, profili i te cilit ne hapesiren publike u forcua me statuset ne Facebook gjate periudhes se pandemise, me ane te te cilave perkthente dhe i percillte publikut shqiptar te dhenat me te fundit nga revistat prestigjoze shkencore amerikane, vijne pak dite pasi Kryeministri Rama deklaroi nga Kongresi i Pare i Shendetesise, se pagat e te gjithe mjekeve specialiste do te rriten me 500 dollare.
Duket se ka nje kthese 180 grade ne deklaratat e Alimehmetit dhe grupit qe perfaqeson, te cilet prej kohesh kane akuzuar qeverine dhe i kane kerkuar rritje te pagave per mjeket.
Nderkohe qe komuniteti i mjekeve eshte shprehur se ndjehet i vleresuar nga vendimi me i fundit i qeverise, me siguri e fundit gje qe kane pritur eshte qe nje koleg i tyre, i futur tashme ne politike me grupimin e Foltores, te shprehet nje kritik i hapur i ketij vendimi.
E sigurt eshte se shume prej tyre e mirekuptojne daljen politike te Alimehmetit, duke ditur qe ai eshte zevendes kandidat i Belind Kelliçit ne listen e grupit te Sali Berishes nese ky grupim fiton zgjedhjet per Bashkine Tirane.