Luiz Ejlli ka fituar famë jashtëzakonisht të madhe, duke fituar zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Por dashuria për të ka mbërritur edhe në Prekazin legjendar.

Mbrëmë në Big Brother VIP Albania, Hamëz Jashari i ri, djali i Bekim Jasharit, i ka dërguar një mesazh Luizit.

“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit” shkruante në mesazhin që ai ka dedikuar Luizit bashkangjitur me një emoji të kurorës.Ai më pas reagoi në Instagram duke postuar edhe një foto të Luizit me flamurin e UÇK-së.