Emiliano Bullari ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi, i cili ka shkëlqyer me moshat e gjigantëve grekë të Olimpiakosit, ka kaluar te skuadra e Kallamatës, e cila militon në Kategorinë e Dytë greke.
22-vjeçari ka firmosur me klubin grek deri në fund të sezonit. Bullari ka qenë pjesë e Kombëtares Shpresa dhe gjithashtu është grumbulluar një herë me ekipin A në miqësore, por pa e pasur mundësinë për të debutuar.
Pjesën e parë të sezonit, Emiliano ka luajtur për ekipin e Atromitosit në Superligën greke, por pa arritur të luajë asnjë minutë, prandaj ka ardhur edhe kjo lëvizje tek ekipi i Kallamatës.