Tani ishte banori i cili tregoi historinë e jetës së tij, një histori e dhimbshme dhe plot trishtim.
Ai tregoi aksidentin tragjik ku dhe i humbi prindërit. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi aksidentit tragjik.
Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal.
“U ktheva për t’i thënë babait se të prisha makinën, por ai kishte vdekur. U ktheva për t’i thënë nënës se babai ka vdekur, por edhe ajo kishte vdekur “, tha Tani, teksa më tej ka vijuar rrëfimin ku ka treguar për vështirësitë ekonomike dhe faktin që nuk kishte ku të mbështetej më tej.
Ai i kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi, por më tej gjeti momentin për të falenderuar 3 motrat e tij që kanë qenë një mbështetje e madhe per aktorin.