Dashi
Gjatë javës do të lindin shqetësime në jetën tuaj lidhur me zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve të rëndësishme në familje apo në punë.
Kjo javë do të shënohet nga më shumë stres në jetën tuaj ose nga nevoja për të vepruar në rrethana të pazakonta dhe dinamike.
Një nga lajmet e papritura do të lidhet me paratë ose një dokument që do të jetë i rëndësishëm për familjen tuaj. Për disa prej jush, kjo mund të përfshijë një mundësi të re të papritur për të ardhura shtesë.
Do të keni guximin që ju nevojitet për t’u kthyer shpinën angazhimeve apo marrëdhënieve që nuk premtojnë. Në të njëjtën kohë, do të investoni energji dhe kohë për të stabilizuar ato që janë të rëndësishme për zhvillimin tuaj.
Do të jeni të prirur të veproni pa emocione dhe pa paragjykime.
Kjo do të jetë një javë e favorshme për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me pronat apo pasuritë.
Djemtë dhe vajzat do të duhet të pranojnë njerëz të rinj në rrethin e tyre të miqve, sepse do të jenë të rëndësishëm për arsimimin, familjen, karrierën apo jetën publike. Burrat do kenë një javë të fortë dhe premtuese. Disa shanse dhe mundësi mund t’ju befasojnë, por mos nxitoni për të marrë një vendim.
Gratë kanë përpara një javë me takime dhe mbledhje të papritura ose të rëndësishme. Marrëdhëniet apo angazhimet tuaja që do të lindin me një mashkull do të kërkojnë vëmendje.
Demi
Gjatë javës mund të filloni një lidhje të re dashurie.
Nëse jeni duke kaluar një periudhë të vështirë në dashuri, kjo do të jetë një javë ku do t’ju duhet të pranoni atë që po kaloni. Ndonjëherë dashuria vjen në jetë si një mision.
Marrëdhënia juaj me një grua nga rrethi juaj i të afërmve do të vihet në provë. Ka të ngjarë që kjo të jetë për shkak të vështirësive që kjo grua po përjeton aktualisht. Këto përvoja e bëjnë atë të mërzitur, nervoze ose të padurueshme.
Mund të habiteni nga një dhuratë apo blerje.
Nëse aktualisht jeni duke ndarë ndonjë pronë ose para, këtë javë mund të prisni konflikte të pakëndshme ose shfaqjen e një situate të komplikuar.
Djemtë dhe vajzat do të mund të gëzojnë suksese konkrete, përvoja të veçanta apo shanse të papritura. Jeni gati të angazhoheni për një detyrë të rëndësishme ose të merrni të paktën një vendim të rëndësishëm. Situatat stresuese, do të lidhen kryesisht me këto ngjarje.
Burrat do të duhet të flasin seriozisht për çështje të rëndësishme prone, materiale apo financiare. Ndoshta do t’ju duhet të zgjidhni probleme të ndryshme ose situata komplekse në këtë plan. Shpenzimet tuaja këtë javë do të jenë më të larta.
Gratë do të duhet të kujdesen fillimisht për veten dhe më pas për njerëzit e tjerë. Mosha juaj këtë javë nuk ka rëndësi, vetëm shëndeti juaj fizik dhe mendor.
Binjakët
Java do të gjejë një mënyrë për t’ju befasuar me një ofertë apo ide që mund t’ju sjellë dobi në një farë mënyre.
Në përgjithësi, kjo javë do t’ju sjellë fat, veçanërisht nëse jeni të angazhuar në zgjidhjen e problemeve më serioze se javët e mëparshme.
Rrethanat e ndryshme do t’ju ndihmojnë të mbroheni nga problemet e reja, por mbi të gjitha, ndiqni intuitën dhe përvojën tuaj të jetës.
Disa prej jush e kanë kuptuar prej kohësh se nuk ka asgjë më të mirë se sa të lini disa ngjarje të marrin rrjedhën e tyre të natyrshme.
Nëse ende nuk keni mundur ta pranoni këtë të vërtetë të jetës dhe vendosni se duhet të shtyni disa njerëz ose ngjarje që të funksionojnë më shpejt në favorin tuaj, atëherë zhgënjimi nuk duhet t’ju habisë.
Në punën tuaj, jini të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja me një person që mund t’ju mashtrojë me informacione të rreme.
Djemtë dhe vajzat do të kenë mendimet, shqetësimet apo përvojat e tyre të veçanta lidhur me miqtë, shokët e klasës, bashkëmoshatarët apo kolegët.
Burrat do të jenë të padurueshëm, xhelozë dhe inatçi. Sigurisht që nuk do t’ju pëlqejnë pasojat e qëndrimit tuaj ndaj njerëzve të tjerë.
Gratë do të kenë takime interesante ose do të marrin pjesë në një mbledhje të rëndësishme. Keni një javë të rëndësishme për zhvillimin tuaj.
Gaforrja
Gjatë javës do të emocionoheni nga një bisedë apo takim me një person që mund të jetë pjesëtar i familjes suaj ose dikush me të cilin keni kontakte profesionale.Java do të mbahet mend për ndonjë mbledhje, e cila në shumicën e rasteve do të jetë për një rast të caktuar. Një lajm i pakëndshëm mund t’ju shqetësojë për një kohë të shkurtër, por do të rikuperoheni shumë shpejt. Në fund të fundit, secili ndjek rrugën e tij në jetë dhe bën zgjedhjet e veta personale, për mirë apo për keq.
Java do të jetë e favorshme për udhëtime të lidhura me ndonjë qëllim të caktuar.
Kjo do të jetë një kohë e favorshme për të filluar një punë të re. Mos nxitoni të reagoni ndaj informacioneve që miqtë tuaj do të ndajnë me ju. Përpiquni të ulni tensionin.
Djemtë dhe vajzat do të takojnë njerëz të rinj. Çështjet tuaja personale ose profesionale do të kenë një zhvillim të ri ose interesant. Është e mundur të diskutoni çështjet e parave me njerëzit në familjen tuaj.
Burrat do kenë një javë interesante dhe të suksesshme. Çështjet tuaja familjare do të duhet të jenë prioriteti juaj pasi përmbushja e tyre do t’ju japë rehatinë që dëshironi.
Gratë do të marrin pjesë në ndonjë takim, mbledhje ose ngjarje shoqërore për të cilën do të kenë një ftesë ose marrëveshje paraprake. Do kaloni disa situata të turbullta në jetën tuaj personale dhe atë të dashurisë.
Luani
Gjatë javës do t’ju duhet të mbështeteni në ndihmën e dikujt për zhvillimin e çështjeve të rëndësishme për familjen tuaj. Ky mund të jetë i afërmi ose mik i juaj.
Do të keni kontakte me njerëz nga një vend tjetër.
Java do t’ju befasojë me një përvojë që do të ketë një lidhje me të kaluarën tuaj ose me njerëz që kanë qenë të rëndësishëm për ju vite më parë.
Cilado qoftë ngjarja e veçantë, ajo patjetër do të ndikojë në jetën tuaj në një farë mënyre. Është e mundur të humbni ose harroni një dokument ose një send personal.
Djemtë dhe vajzat do të jenë në gjendje të gjejnë lehtësisht një rrugë për të shprehur, një mënyrë për të zgjidhur problemet ose për të arritur një qëllim të rëndësishëm. Ndikimi i favorshëm i kësaj jave do të shtrihet kryesisht në punën tuaj. Njerëzit që ka të ngjarë të shfaqen për herë të parë në jetën tuaj gjatë këtyre ditëve do të luajnë një rol në çështje të rëndësishme për ju.
Burrat do të duhet të ecin shumë ngadalë. Mos nxitoni, mos bëni presion që ngjarjet të zhvillohen ashtu siç dëshironi. Jini të durueshëm dhe prisni që gjërat të zhvillohen natyrshëm dhe mund të arrini edhe më shumë nga sa prisnit.
Gratë do të angazhohen për një takim ose ngjarje që përfshin një grua. Jeta juaj e dashurisë do të jetë një faktor i rëndësishëm në disponimin tuaj dhe janë të mundshme të gjitha llojet e emocioneve apo flirteve. Në planin financiar nuk ka gjasa të keni ndonjë vështirësi serioze.
Virgjëresha
Gjatë javës do të keni një bisedë delikate ose angazhime të tjera komplekse të natyrës financiare.
Në shumicën e rasteve, marrja e parave këtë javë do të shoqërohet me pengesa të ndryshme, vonesa ose rrethana të tjera të papritura.
Do t’ju duhet të flisni ose të takoni një person që aktualisht po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij. Marrdhëniet tuaja shoqërore do të shoqërohen me keqkuptime apo zhgënjime të ndryshme.
Java do jetë e favorshme për udhëtime, sidomos nëse kanë të bëjnë me takime me persona të tjerë që janë të afërm apo miq.
Një zhvillim të favorshëm do kenë edhe udhëtimet lidhur me takimet romantike dhe eksperiencat e dashurisë.
Tregohuni të kujdesshëm në çështjet financiare që lidhen me personat që kërkojnë apo presin para nga ju.
Djemtë dhe vajzat do të kenë nevojë për më shumë dashuri në jetën e tyre, pavarësisht nga statusi i tyre shoqëror. Do të dëshironi të keni disa qëllime në jetën tuaj që do t’ju tërheqin vëmendjen dhe do t’ju nxjerrin nga disa gjendje depresive.
Burrat do të fokusohen në riparime të vogla në shtëpinë e tyre. Ju mund të vendosni për blerjet që lidhen me komoditetin e shtëpisë ose biznesit tuaj.
Gratë do të përballen me disa vështirësi duke kaluar momente të vogla paniku. Lajmet e marra mund t’ju shqetësojnë. Mbroni dhe ruani gjithçka dhe këdo që është e rëndësishme për ju.
Peshorja
Gjatë javës do të keni mundësinë të krijoni kontakte dhe marrëdhënie të dobishme me njerëzit e afërt dhe të largët.
Ato nuk duhet të jenë thjesht profesionale apo të lidhura me biznesin, por do t’ju sjellin disa përfitime, do të ndihmojnë në zhvillimin e një ideje, suksesi i së cilës do të jetë i rëndësishëm për ju.
Disa nga familjarët do të bëjnë një shpenzimtë madh në lidhje me fëmijën e tyre. Gjatë kësaj jave, do të prireni të merrni vendime impulsive dhe emocionale.
Mbani sendet tuaja personale dhe mos i harroni në vende publike.
Do të kënaqeni me një telefonatë apo lajme që lidhen me një mashkull që mund të jetë i afërmi apo miku juaj. Me siguri tani në jetën e tij po ndodh një ndryshim i favorshëm.
Mbi të gjitha, këtë javë duhet të jeni të kujdesshëm me burimet tuaja financiare. Do të jetë mirë të planifikoni buxhetin tuaj me kujdes dhe të shmangni vështirësitë në para.
Djemtë dhe vajzat do të ndihen të keqkuptuar, të neglizhuar ose të nënvlerësuar nga bashkëmoshatarët, kolegët ose miqtë. Java sjell trishtim lidhur me një ngjarje të pakëndshme në jetën e një të afërmi apo miku.
Gratë do të kalojnë një situatë të papritur stresuese që sjell ndryshime të papritura në planet, angazhimet dhe madje edhe në stilin tuaj të jetesës. Në familjen tuaj do të shfaqen situata të papritura, por interesante.
Burrat do të duhet të lënë pas krenarinë e tyre dhe të bëjnë një kompromis të vështirë për t’i dhënë fund një situate të pakëndshme në jetën e tyre.
Akrepi
Gjatë javës do të angazhoheni për realizimin e një premtimi që i keni bërë dikujt më përpara. Me shumë mundësi, do të ketë një kuptim për familjen ose të afërmit tuaj.
Do të mendoni shumë më seriozisht se si të përfundoni shpejt punët e papërfunduara. Do të merrni lajme të pakëndshme në lidhje me një person që njihni. Java do të jetë e përshtatshme për të udhëtuar për një sërë arsyesh, por mbi të gjitha kini parasysh kushtet e motit në vendin ku jetoni.
Jini më aktivë dhe kaloni më shumë kohë jashtë në natyrë.
Do të keni një arsye për të blerë një dhuratë ose për të uruar dikë për një rast të veçantë.
Djemtë dhe vajzat do të përjetojnë emocionalisht një ndarje apo lajme të pakëndshme. Gratë do kenë një javë të suksesshme. Gjatë këtyre ditëve, do të shihni se cilat nga idetë dhe projektet tuaja po funksionojnë dhe cilat jo.
Burrat për shkak të arsyeve personale, do të jenë shumë më të ndjeshëm dhe intolerant ndaj komenteve të njerëzve përreth jush.
Shigjetari
Gjatë javës do të jetë e rëndësishme të tregoheni diplomatikë dhe të kujdesshëm në marrëdhëniet me personat me të cilët punoni.
Do të lindë një angazhim në lidhje me zgjedhjen e një dhuratë për një të afërm, mik apo personi tjetër të rëndësishëm.
Marrëdhëniet tuaja të dashurisë do i nënshtrohen një ndjeshmërie më të madhe dhe përgjithësisht do jenë delikate. Mund të lindin biseda të papritura që lidhen me probleme ose përvoja të vjetra. Është e mundur që ata të kenë qenë shkaku i testimit të ndjenjave tuaja në të kaluarën.
Java do të jetë e favorshme për përfshirjen tuaj në çështjet financiare, marrjen e parave, rregullimin e dokumenteve financiare e të tjera.
Djemtë dhe vajzat do të kenë një kohë të favorshme për të arritur rezultate më të mira në arsimimin e tyre, për të gjetur një punë më të paguar dhe për të hartuar dokumente të rëndësishme.
Burrat do të ndiejnë mungesë energjie për të realizuar planet e tyre paraprake për javën. Kjo mund të jetë për shkak të lodhjes ose rrethanave të tjera serioze.
Gratë nuk duhet të lejojnë ndikimin e njerëzve manipulues në jetën e tyre. Gjatë këtyre ditëve mund të bëni plane për punët tuaja në muajt në vijim.
Bricjapi
Gjatë javës do të duhet të flisni hapur për çështje që lidhen me punën tuaj. Ndoshta një bisedë e tillë do të përcaktojë më qartë qëllimet dhe detyrat t tuaja.
Do të jetë mirë t’i kushtoheni gjithnjë e më seriozisht gjërave që po ndodhin në shtëpinë tuaj. Marrëdhëniet tuaja miqësore do të kërkojnë vëmendjen tuaj.
Shmangni imponimin e mendimeve ose vendimeve tuaja, pasi kjo do të shkaktojë probleme.
Kjo do të jetë një javë e favorshme për ata që po kërkojnë punë ose para shtesë.
Djemtë dhe vajzat do ta kujtojnë javën me një ngjarje që lidhet me një dikë në rrethin e miqve.
Burrat do të kenë një kohë të favorshme për të diskutuar çështje të rëndësishme financiare. Do të merrni mbështetje thuajse gjatë gjithë javës nga të afërm, miq dhe kolegë.
Gratë do të jenë shtylla që do t’i duhet familjes në një javë komplekse dhe dinamike si kjo. Kjo do të jetë një kohë e favorshme për udhëtime që lidhen me detyra specifike të rëndësishme për ju.
Ujori
Gjatë javës do të veproni me më shumë besim dhe vendosmëri në kryerjen e detyrave të ndryshme. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të siguroni një liri më të madhe veprimi në javët e ardhshme.
Jini të kujdesshëm dhe mos u dorëzoni para presionit të njerëzve të tjerë që do t’ju bëjnë për të bërë gjëra që nuk ju pëlqejnë ose që nuk hyjnë në planet tuaja.
Java do të mbahet mend për shumë tension në vendin tuaj të punës dhe më shumë punë.
Tregohuni të kujdesshëm në ndarjen e planeve tuaja personale. Veproni në realizimin e tyre pa komentuar veprimet tuaja me persona të tjerë derisa të arrini rezultate konkrete.
Do të keni një bisedë interesante ose të dobishme me një person që jeton në një qytet tjetër. Java do të jetë e favorshme për biseda profesionale apo biznesi me njerëz nga vende të ndryshme.
Djemtë dhe vajzat do të konsiderojnë një ndryshim të ardhshëm në jetën e tyre. Mund të lidhet me një formë të re arsimimi, një punë të re ose një zhvendosje.
Gratë do të kenë mundësi të shfaqin punën e tyre, do të kenë të paktën një takim të këndshëm ose do të marrin pjesë në një mbledhje.
Burrat do të kenë takime interesante. Kjo do të jetë një kohë e favorshme për të krijuar kontakte të reja, të cilat tani ose më vonë do të jenë të dobishme për ju.
Peshqit
Gjatë javës do të keni një kohë të favorshme për të kërkuar mundësi të reja për të zbatuar plane apo ide.
Sigurisht, asgjë nuk duhet bërë vetëm në bazë të emocioneve, por mendoni me kujdes çdo veprim tuajin.
Kjo është një javë në të cilën do të keni mundësi të realizoni angazhime që do të kenë kuptim të qëndrueshëm për ju.
Një nga surprizat e kësaj jave do të lidhet me një vajzë apo një grua nga rrethi juaj i të afërmve.
Kjo javë do të jetë e vështirë për të zgjidhur një kontratë ose marrëveshje për të cilën keni nisur bisedimet javën e kaluar.
Në vendin tuaj të punës, do të ketë tension në marrëdhëniet tuaja me një koleg, mbikëqyrës, klient ose partner biznesi.
Djemtë dhe vajzat do të kenë fat në realizimin e sipërmarrjeve të reja. Do të gjeni mënyrën e duhur të veprimit, por do të keni edhe ndihmë nga të afërm dhe miq.
Burrat do të përjetojnë një ngjarje që lidhet me një të afërm që jeton ose punon në një vend tjetër. Do të keni një kohë të favorshme për të udhëtuar, por kryesisht me familjen ose për arsye familjare.
Gratë do të duhet të merren me dokumente. Kjo është një javë në të cilën do të përgatitni bazën për veprimet tuaja të ardhshme të natyrës materiale ose financiare.