Dashi

Përdorni aftësinë tuaj drejtuese për të marrë përsipër drejtimin e një grupi që është totalisht i çorganizuar. Një numër njerëzish janë bashkuar për të bërë një ekip pa asnjë mendim apo organizim. Gjëja e parë që do të vini re është se si u janë caktuar detyrat njerëzve të gabuar dhe kjo po shkakton kaos.

Demi

Ka kohë që nuk keni folur me disa anëtarë të familjes tuaj. Nëse jeni ndarë keq dhe kjo ju shqetëson, mund të jetë koha për të bërë paqe me ta. Ka disa histori të mëdha që ndodhin në lagjen tuaj që do t’ju intrigojnë, por jo të gjitha do të jenë të besueshme.

Binjakët

Nuk mund t’i injoroni problemet përgjithmonë. Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet prioriteteve tuaja. Vazhdo me përgjegjësitë e përditshme për t’i mbajtur gjërat të ecin pa probleme.

Gaforrja

Nuk do ta keni pritur, por ndihma nga prapaskenat po ju mundëson të ecni përpara në një plan personal. Merrni një qasje të kujdesshme në marrëdhëniet e reja derisa të jeni më të sigurt se ku qëndroni. Një shok pune do të pushohet nga puna ose do të qortohet për arsye që, për momentin, nuk janë shumë të qarta.

Luani

Nuk do të kënaqeni nëse planet tuaja do të ndërpriten. Dikush do të jetë në kontakt me ju ose do t’ju bëjë një vizitë. Ata do të ketë disa lajme emocionuese për të ndarë me ju. Kur dëgjoni atë që ata kanë për t’ju thënë, mund të ndiheni paksa në faj për atë që menduat në fillim.

Virgjëresha

A po i lejoni prirjet tuaja që t’ju pengojnë të shfrytëzoni një mundësi interesante? Çështjet që normalisht do t’i mbanit për vete, mund të diskutohen më lirshëm me një koleg pune. Ju mund të habiteni kur të zbuloni se sa shumë njerëz ndihen në të njëjtën mënyrë si ju për një ngjarje të fundit.

Peshorja

Një mik ka nevojë për përkrahjen tuaj. Ju mund ta kuptoni se çfarë po kalojnë ata, sepse ju keni kaluar një përvojë të ngjashme. Dikush i ka zhgënjyer dhe ju nuk do të çuditeni sepse i njëjti person ju ka zhgënjyer edhe ju në të kaluarën.

Akrepi

Nuk mund ta besoni se familja juaj do që të vazhdojë me planet që ende po diskutohen. Në rast se dikush mendon se ju i mbështetni këto ide, do të nxitoni tu’ tregoni se mendonj ndryshe. Ju dëshironi të keni plane realiste.

Shigjetari

Një mik ose koleg e ka zakon t’ju zhgënjejë në minutën e fundit. Kur e kishit pritur mbështetjen e tyre, ata nuk gjendeshin askund. Dikush nuk po ndihmon aq sa ju kishte premtuar për një projekt.

Bricjapi

Po përpiqeni të mos jeni dyshues, por vazhdoni të vini re gjëra të vogla që po shkojnë keq dhe e konsideroni këtë si një shenjë se keni bërë një zgjedhje të keqe. Mos lejoni që imagjinata juaj t’ju pushtojë. Vazhdoni dhe mund të habiteni nga rezultati.

Ujori

Nuk mendoni se ndryshimet që diskutohen për të sjellë përmirësime në jetën tuaj janë shumë praktike. Megjithëse të tjerët janë të ngazëllyer për këto plane, ju nuk mund të jeni kaq të etur kur mund të shihni disa të meta në idetë që ndahen.

Peshqit

Mos i përkrahni sugjerimet që po bëhen derisa të keni kohë mjaftueshme për t’i menduar. Pasi të keni ofruar mbështetjen tuaj, nuk do të jetë e lehtë të tërhiqeni nga disa angazhime edhe nëse ndryshoni mendje për të. Kontrolloni se për çfarë po e lejoni veten.