Leo Messi nuk ka dyshime për të ardhmen. Ndonëse kontrata me Paris St Germain i skadon në përfundim të sezonit, argjentinasi thotë se është i lumtur te kampionët e Francës.

“Ndihem shumë mirë te Parisi. Viti i parë mund të them se ishte paksa më i vështirë, por tani jam përshtatur dhe jam shumë i lumtur këtu”

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, palët janë në bisedime për zgjatjen e bashkëpunimit dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet kontrata e re deri në vitin 2025.