Ish-kandidati për Kryetar të PD-së Ibsen Elezi shprehet se opozita nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhjet e 14 majit.
Në një intervistë për Report tv, Elezi thotë se rikthimi i Berishës e përkeqësoi situatën në PD.
“Është thjesht e pamundur fitorja në këto zgjedhje. Fitorja duhet menduar më larg. Është e vështirë të mendohet për ngritje. Berisha e përkeqësoi situatën. Berisha i futi njerëzit në primare me lista çorap, të pasaktësuara. Përdori një formë të dhënies formale të secilit kandidat që e degjenerojnë procesin e votimit. Janë përdorur forma që nuk njihen në demokraci”, tha Elezi.